IKD: Ende i paprekshëm profili i  lartë i korrupsionit

IKD: Ende i paprekshëm profili i lartë i korrupsionit

Ekonomia December 10, 2019 - 18:16
Detajet

Liridona Avdullahu / Prishtinë

Në kuadër të Javës kundër Korrupsionit, koalicioni i OJQ-ve ka organizuar tryezë me temën “Amnistia e korrupsionit të profilit të lartë - Sinjalizimet e padëgjuara të korrupsionit nga drejtësia", shkruan gazeta Zëri.

Gjatë kësaj tryeze u publikuan dy raporte nga IKD-ja, “Kosova (s)ka korrupsion të profitit të lartë” si dhe “Sinjalizimet e padëgjuara të korrupsionit nga drejtësia.”

Hulumtuesja e IKD-së, Gzime Hashani duke prezantuar raporti tha se Prokuroria Special,e njëjtë sikurse edhe vitet e kaluara (2016, 2017, 2018) edhe në vitin 2019, vazhdon me trendin e ikjes në marrjen e përgjegjësive në trajtimin e rasteve të korrupsionit.”

Sipas këtij raportit, asnjë aktgjykim i formës së prerë nuk është shqiptuar me burgim efektiv për vepra penale të korrupsionit ndaj profilit të lartë.

Zyrtarët e lartë publik vazhdojnë të amnistohen nga ndjekja penale e bazuar ne hetim dhe ndjekje profesionale, dhe nga gjykime të drejta, të paanshme dhe të pavarura, që do të rezultonin me shqiptimin e dënimeve me burgim efektiv.

IKD ka konstatuar se Prokuroritë dhe Gjykatat ende vazhdojnë luftën kundër korrupsionit kryesisht tek korrupsioni i nivelit të ultë, dhe nivelit të mesëm dhe rrallë herë kundër nivelit të lartë.

Hashani, më pas theksoi se monitoruesit e IKD-së, nga 1 janari e deri më 30 nëntor 2019 kanë monitoruar 908 seanca gjyqësore, ku përfshihen 296 raste të korrupsionit me 854 persona, ku prej tyre vetëm 54 persona i takojnë profilit të lartë. Ajo bëri të qartë se numri më i madh i dënimeve të shqiptuara janë dënime me kusht dhe me gjobë.

Hashani, për fund tha se sipas konkluzioneve të IKD-së IKD vlerësohet se politika e dënimeve në rastet e korrupsionit vazhdon të mbetet e butë.

Hulumtuesi tjetër i IKD-së, Gzim Shala, prezentoi analizën e ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, i cili hyri në fuqi me 2 janar të këtij viti.

Shala, vlerësoi këtë ligj si pikë kthese në drejtimin kundër korrupsionit, duke i dhënë kështu mbrojtje sinjalizuesve nga çfarëdo veprim i dëmshëm.

“Përpos të tjerash gama apo fusha se ku vepron ky ligj është mjaft e gjerë për arsye se përpos sektorit publik prek edhe atë privat, duke pasur parasysh se kemi disa lloje të sinjalizimit. Kemi sinjalizimin e brendshëm, pra brenda institucionit, atë të jashtëm ose , në agjencinë kundër korrupsionit për rastet publike”, shprehet Shala.

Pikë tjetër e ngritur në këtë raport është edhe shpërblimi i sinjalizuesve duke thënë se kështu do të rritet motivi i sinjalizuesve në luftën kundër korrupsionit.

Në fund u konkludua se politika ndëshkimore të rastet e korrupsionit ende mbetet sfidë për gjykatësit në të gjitha gjykatat e Kosovës. //ZERI