Ministria e Financave tregon nëse do të dalin pagat me rritje në dhjetor

Ministria e Financave tregon nëse do të dalin pagat me rritje në dhjetor

Ekonomia dhjetor 09, 2019 - 16:08
Lexoni detajet

Pak ditë pas hyrjes në fuqi Ligji për Paga në Sektorin Publik përfundoi në Gjykatën Kushtetuese. Institucioni i Avokatit të Popullit e dërgoi këtë ligj në Kushtetuese, prej së cilës ka kërkuar vlerësimin e përputhshmërisë së ligjit me Kushtetutën e vendit, shkruan sot gazeta "Zëri".

Institucioni i Avokatit të Popullit para dy ditësh e ka dërguar kërkesën për pezullimin e Ligjit për Paga në Sektorin Publik në Gjykatën Kushtetuese. Prej kësaj Gjykate është kërkuar vlerësimi i përputhshmërisë së ligjit me Kushtetutën e Kosovës. Kjo kërkesë tashmë është pranuar nga Kushtetuesja, mirëpo ende nuk dihet se kur kjo do ta thotë fjalën e fundit për sa i përket këtij ligji.

Nga Ministria e Financave thonë se pagat do të dalin me rritje deri në një vendim përfundimtar për pezullimin e ligjit, teksa tri sindikata kanë paralajmëruar greva e protesta nga java e ardhshme në rast se Ligji për Pagat pezullohet nga Kushtetuesja.

Pas dërgimit të Ligjit për Paga në Gjykatën Kushtetuese është vënë në dyshim edhe dalja e pagave me rritje për zyrtarët publikë. Zyrtarë nga Ministria e Financave kanë sqaruar për “Zërin” se në bazë të Ligjit për Paga në Sektorin Publik, i cili hyri në fuqi më 1 dhjetor të këtij viti, pagat do të dalin me rritje deri në një vendim të Kushtetueses.

“Për zbatimin e Ligjit për Pagat janë bërë përgatitjet për të filluar implementimi i tij në muajin dhjetor. Mjetet financiare janë në buxhet, masa e pagave e buxhetuar është më se e mjaftueshme për mbulimin e kësaj kostoje financiare. Nëse Ligji për Pagat dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, atëherë deri në marrjen e vendimit nga kjo gjykatë ligji aktual është në fuqi dhe nuk e pengon implementimin e tij nga ana e Ministrisë së Financave”, ka thënë për “Zërin” Muharrem Shahini, zyrtar për informim në Ministrinë e Financave./ZERI

Lexo edhe Pa vendim të Kushtetueses pagat dalin me rritje
Aktuale dhjetor 07, 2019