Ndahet Çmimi i Gazetarisë Kundër Korrupsionit 2019

Ndahet Çmimi i Gazetarisë Kundër Korrupsionit 2019

Ekonomia December 08, 2019 - 11:38
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes projektit Mbështetje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit (SAEK II), do të shënojë 9 Dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, duke ndarë sonte shpërblimin për storjen më të mirë gazetareske kundër korrupsionit për vitin 2019 , në Kino Armata, me fillim në orën 18:00.

Këtë vit, UNDP në Kosovë shënon një datë shumë të rëndësishme, 20 vjetorin e punës në Kosovë. Gjatë 15 viteve të kaluara nga këto 20 vjet, ne kemi shënuar dhe falenderuar gazetarët për punën e tyre të guximshme dhe të përkushtuar për të zbuluar të vërtetën dhe për të ndriçuar histori që prekin të gjithë, duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke ndihmuar në luftimin e korrupsionit.

Ky çmim u mundësua falë mbështetjes bujare të Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim, (SDC) në Kosovë. Gazetarët dhe përfaqësuesit e mediave janë të ftuar të marrin pjesë në këtë ceremoni dhe të festojnë së bashku me kolegët e tyre që morën pjesë në konkurs.

Ftesë:

Kush: UNDP

Çka: Ndarja e Çmimit Gazetaresk Kunder Korrupsionit 2019

Kur: Sonte në ora 18:00

Ku: Kino Armata

Për më shumë informata, ju lutemi të kontaktoni:

Burbuqe Dobranja, zyrtare për komunikim pranë UNDP-së

Tel: (038) 249 066 lok. 410; mobil: 049 720 800; email: [email protected]

Danijela Mitic, zyrtare për informim publik pranë UNDP-së

Tel: (038) 249 066 lok. 412; mobil: 049 720 824 e-mail: [email protected]