Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
IuteCredit reagon ndaj vendimit të BQK-së, publikon shumën milionëshe të kredive që i ka lëshuar

IuteCredit reagon ndaj vendimit të BQK-së, publikon shumën milionëshe të kredive që i ka lëshuar

Ekonomia December 06, 2019 - 20:06
Detajet

nstitucioni mikrofinanciar, IuteCredit, i cili me vendim të Bankës Qendrore të Kosovës është mbyllur të premten, e ka cilësuar si të “pabazë dhe joligjor” këtë vendim.

IuteCredit, përmes një komunikate për media, ka thënë se revokimi i licencës së institucionit nga BQK-ja, paraqet njërin prej vendimeve më arbitrare “që një institucion si BQK do mund të ndërmerrte.”

Ky institucion mikrofinanciar ka paralajmëruar hapa ligjor kundrejt vendimit të BQK-së.

“Ne do të ndërmarrim të gjitha hapat ligjor për të mbrojtur interesat tona dhe besojmë fuqishëm se vendimi përfundimtar do të jetë në favorin tonë, pasi që deri më tani kemi dëshmuar se jemi një ndër institucionet financiare më serioze në vend”, thuhet në njoftimin e IuteCredit.

IuteCredit është shprehur se vendimi i BQK-së ka dëmtuar edhe mbi 80 punëtorë të cilët kanë pasur marrëdhënie pune me institucionin.

Sipas IuteCredit, ky institucion ka lëshuar 21 milionë euro kredi, por edhe se ka paguar rreth 780 mijë euro paga për punëtorët. /Insajderi.com

Reagimi i plotë i IuteCredit:

Sot, me datë 06 dhjetor 2019, përmes mjeteve të informimit jemi njoftuar se BQK ka vendosur për të revokuar licencën e IuteCredit Kosovo për të operuar si institucion mikro financiar në Republikën e Kosovës.

Lidhur me këtë, duam të njoftojmë klientet, partnerët dhe punëtorët e IuteCredit si dhe të gjithë opinionin e gjerë, se IuteCredit e dënon dhe e kundërshton fuqishëm këtë vendim pasi që i njëjti nuk ka asnjë bazueshmëri ligjore dhe si i tillë paraqet një ndër vendimet më arbitrare që një institucion si BQK do të mund të ndërmerrte.

Për informatën e publikut, IuteCredit Kosovo është licencuar nga BQK në vitin 2017 dhegjatë gjithë kësaj periudhe të operimit, IuteCredit ka vepruar në përputhje me të gjitha ligjet dhe aktet nën-ligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës.

Për më tepër, IuteCredit ka qenë në vazhdimësi në kontakt me BQK-në dhe e ka trajtuar me prioritet çdo rekomandim të BQK-së dhe ka bashkëpunuar ngushtë me BQK-në, prandaj ky vendim është tepër i befasishëm dhe i nxituar nga BQK.

Me kujdes kemi analizuar arsyetimin e vendimit per revokim te licences i shpalosur përmes mediave nga BQK, dhe konsiderojmë qe ky arsyetim jo vetëm që është jo ligjor, por njëkohësisht është jo serioz dhe i njëjti jo vetëm që dëmton reputacionin e IuteCredit por njëkohësisht paraqet pasiguri juridike për çdo investitor tjetër të huaj në Kosovë.

Ne do të ndërmarrim të gjitha hapat ligjor për të mbrojtur interesat tona dhe besojmë fuqishëm se vendimi përfundimtar do të jetë në favorin tonë, pasi që deri më tani kemi dëshmuar se jemi një ndër institucionet financiare më serioze në vend dhe njëkohësisht çdo veprim i joni ka qenë i bazuar në ligjet dhe aktet nën-ligjore te aplikueshme në Republikën e Kosovës.

IuteCredit si invesitor i huaj i inkorporuar ne nje nga vendet e Bashkimit Europian do te shfrytëzoj çdo mjet te ligjshëm qe ketë ceshtje ta trajtoj ne nivelet me te larta te institucioneve financiare europiane dhe nderkombetare ne menyre qe kjo ceshtje te trajtohet ne menyre meritore.

Për më tepër, vendimi për revokim të licensës së IuteCredit, jo vetëm që dëmton IuteCredit Kosovo por njëkohësisht dëmton rëndë mbi 80 punëtorë, të cilët kanë qenë të punësuar dhe kanë marr paga mujore nga IuteCredit.

Po ashtu, IuteCredit Kosovo gjatë këtyre viteve pune, ka kontribuar si më poshtë:

Numri i klienteve te Iute Credit: 65,000

Shuma e kredive: 21 Milion / Eur

Kenaqshmeria e klienteve (NPS): 58%

Paga NET: Mbi 780,000 Euro

Tatim në paga: Mbi 65,000 Euro

Kontribute personale: Mbi 88,000 Euro

Sigurim shëndetësor për stafin: Mbi 22,000 Euro

Qira ndaj pronarëve të degëve: Mbi 350,000 Euro

TVSH: Mbi 125,000 Euro

Bonuse të partnerëve: Mbi 155,000 Euro

Bonuse të Posta e Kosovës: Mbi 80,000 Euro

Te hyrat e Posta e Kosoves te gjeneruar nga aktiviteti me Iute Credit: 300,000 Euro

Marketing: Mbi 550,000 Euro