Përse u mbyll Iute Credit dhe Monego?
FOTO: Laura Hasani

Përse u mbyll Iute Credit dhe Monego?

Ekonomia December 06, 2019 - 12:27
Lexoni detajet

Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK() sot ka marrë vendim të që revokojë regjistrimin de të fillojë procedurat e likuidimit për institucionet mikrofinanciare Iute Credit dhe institucionit jo bankar Monego, raporton “Zëri.info”.

“Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës në pajtim me ligjin ka vendosur që të revokojë regjistrimin dhe të fillojë procedurat e likuidimit për institucionet mikrofinanciare Iute Credit Kosova shoqëri aksionare dhe për institucionin jo bankar Monego”, bërë të ditur Guvernatori i Bankës Qendrore Fehmi Mehmeti në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Ai sqaroi edhe rrethanat se pse u morr një vendim i tillë nga BQK-ja. Sipas tij ndonëse të dy institucionet e lartcekura u licencuan po nga BQK-ja të njëjtat nuk i kishin përmbushur detyrimet me të cilat edhe kishin aplikuar për licencë.

“Përmes politikës së saj të licencimit Banka Qendrore e Kosovës në vazhdimësi synon që të ofrojë kushte sa më të mira për qasjen në financat në Kosovë, duke mundësuar operimin në tregun mikrofinanciar dhe njëkohësisht zhvillimit të sistemit financiar por dhe në anën tjetër i kontribuojnë qëndrueshmërisë së zhvillimit ekonomik të vendit. Mbi këtë bazë BQK kishte licencuar edhe këto dy institucione të lartpërmendura të cilat kishin aplikuar dhe në bazë të cilës u ishe dhënë licenca për të operuar në Kosovë , kishin ofruar planet e tyre se si planifikojnë ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre në Kosovë”, ka thënë tutje ai.

Mehmeti theksoi se këto dy institucione kanë devijuar rrugën e operimit të tyre.

“Gjatë këtyre viteve të operimit në tregun tonë këto institucione në vazhdimësi kanë devijuar nga planet e tyre të biznesit në bazë të cilave kanë marrë licencën për të operuar në Kosovë, duke i sjell kështu tregut diçka tjetër jashtë asaj që kishin premtuar se do ti sjellin tregut”, ka thënë tutje i pari i BQK-së, raporton “Zëri.info”.

Sipas tij devijimi më i shqetësuese ka të bëj me normën e tyre të interesit që sipas Mehmeti është jashtë çdo standardi.

“Devijimi më i rëndësishëm dhe më shqetësues nga planet e tyre të biznesit në bazë të cilat kishin marrë licencën, ka të bëj me normën e interesit që kanë aplikuar në kredi. Këto kanë rezultuar të jenë shumëfish më të larta se sa normat që këto institucione kishin paraparë në planin e tyre të biznesit, gjegjësisht në aplikacionin e regjistrimit si institucione mikrofinanciare në Kosovë si dhe njëkohësisht me një normë shumë më të larët të interesit krahasuar me normat mesatare të interesit në kredi të institucioneve mikrofinanciare jo bankare. Normat mesatare që kanë aplikuar këto institucione janë jashtë çdo standardi prandaj Banka Qendrore e Kosovës në vazhdimësi është përpjekur që përmes masave të parapara administrative ti shtyjë këto institucione që ti shtyjnë këto probleme. Ato nuk kanë rezultuar të suksesshme për shkak të mosgatishmërisë së këtyre institucioneve për të ndërmarrë veprime e nevojshme ose korrigjimet e nevojshme”, ka thënë tutje ai.

Ai i cilësoi dështim këto institucione mikrofinanciare që sipas tij me veprimtarinë e tyre në treg kanë rrezikuar stabilitetin financiar në vend.

“Kështu ne vlerësojnë që këto institucione kanë dështuar që të ti sjellin tregut rezultatet e pritura dhe përkundrazi me veprimtarinë e tyre kanë rrezikuar si tatimpaguesit ashtu edhe huammarrësitë si dhe kanë paraqitur rrezik edhe për stabilitetin financiar në vend”, ka thënë tutje Mehmeti.

I pari i BQK-së pohoi se ky institucion do të krijoje kushte për një konkurrencë të shëndoshë në mes të institucioneve financiare.

“BQK është e përkushtuar që të krijojë kushte për rritjen e konkurrencës së shëndoshë në tregun financiar duke mundësuar një konkurrencë të drejtë në mes të institucioneve financiare që sigurojnë rritje të qasjes në financa përmes përmirësime të kushteve. Ne nuk do të lejojmë asnjëherë operimin e atyre institucioneve që nuk i zbatojnë rregullat financiare të vendit dhe të cilat shfrytëzojnë kushtet e vështira financiare në të cilat mund të gjenden një pjesë e popullatës sonë duke sjellë shërbime të cilat e varfërojnë edhe më tepër jetën e tyre”, bëri të ditur guvernatori i BQK-së. /ZËRI