PTK: Nuk kemi përgjegjësi për humbjen e kredisë së numrave të Z Mobile!

PTK: Nuk kemi përgjegjësi për humbjen e kredisë së numrave të Z Mobile!

Ekonomia nëntor 29, 2019 - 19:29
Detajet

Telekomi i Kosovës ka hequr përgjegjësin nga vetja për humbjen e kredisë së numrave që deri me datë 28.11.2019 kanë qenë konsumator të MVNO (Zmobile).

Sipas PTK-së ZMOBILE është dashur t’i informoj me kohë që pas kësaj date të gjithë konsumatorët do të riktheheni në platformën e VALA-s.

“Për të gjitha këto paqartësi luteni që të drejtoheni dhe të kërkoni llogari në zyrat e ZMOBILE. Vala nuk ka pasur qasje në llogaritë e këtyre numrave, por, në kohën kur numeracioni ka kaluar tek ne, Vala është në dijeni për gjendjen e çdo llogarie”, thuhet në reagim.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë:

NJOFTIM ME RËNDËSI

Telekomi i Kosovës NUK është përgjegjës për humbjen e kredisë së numrave që deri me datë 28.11.2019 kanë qenë konsumator të MVNO (Zmobile).

ZMOBILE është dashur t’i informoj me kohë që pas kësaj date të gjithë konsumatorët do të riktheheni në platformën e VALA-s dhe se mbushjet deri në këtë datë janë përgjegjësi e tyre.

Për të gjitha këto paqartësi luteni që të drejtoheni dhe të kërkoni llogari në zyrat e ZMOBILE

Vala nuk ka pasur qasje në llogaritë e këtyre numrave, por, në kohën kur numeracioni ka kaluar tek ne, Vala është në dijeni për gjendjen e çdo llogarie

Telekomi i Kosovës/Vala ka premtuar dhe siguruar qysh moti se në asnjë moment nuk do të mbeten pa komunikim.

Në momentin e parë që numrat kanë kaluar në platformën tonë të gjithë konsumatorët e që deri me 28.11.2019 kanë qenë të ZMOBILE kanë pranuar 50GB interent, 150 minuta kombëtar dhe 150 sms e gjithë kjo që të kenë komunikim pandërprerë.

Telekomi i Kosovës i fton të gjithë këta konsumator që ditëve në vazhdim të paraqiteni në pikën më të afërt të Telekomit që të regjistroni numrin e tyre.