Edhe një protestë kundër rritjes së çmimit për sigurim të veturave

Edhe një protestë kundër rritjes së çmimit për sigurim të veturave

Ekonomia nëntor 18, 2019 - 12:36
Lexoni detajet!

Pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për rritjen e çmimit për sigurim të veturave është paralajmëruar edhe një tjetër protestë.

Një tjetër paralajmërim për protestë tani ka ardhur edhe nga grupi i njohur në Facebook “Marakli t’kerreve”.

“Marrakli t’kerreve” ftoh publikisht për protestë paqësore dhe pa kerre te rruga “Luan Haradinaj”, pranë BQK-së, më 22 nëntor (e premte) nga ora 13:00.

Gjithashtu, kundër vendimit të BQK-së ka nisur edhe një peticion online nga dje, 17 nëntor.

Postimi i plotë i grupit “Marakli t’kerreve”, pa ndërhyrje:

“Ftesë publike për protestë paqësore dhe pa kerre

Të gjithë e kemi parasysh që nga data 15 Nëntor ka hyrë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26%.

Duke e ditur këtë fakt i cili prek gjepat e secilit qytetar dhe përkeqëson edhe më tutje gjendjen tonë ekonomike, ne si komuniteti më i madh i veturave në Kosovë dhe më gjerë nuk do rrimë duarkryq, prandaj me datë 22 NËNTOR 2019 (E Premte ) nga ora 13:00 grupi “Marakli t’kerreve” organizon protestë me qëllimin e vetëm, atë të kundërshtimit të këtij vendimi. Protesta do të mbahet në rrugën “Luan Haradinaj” pranë BQK-së.

Ne ftojmë çdo qytetar, organizatë, media si dhe çdo palë tjetër të interesuar të na bashkohet në mënyrë që të arrijmë synimet tona”.