800 mijë euro pajisje të reja për sallat operative në QKUK dhe 4 spitale

800 mijë euro pajisje të reja për sallat operative në QKUK dhe 4 spitale

Ekonomia November 14, 2019 - 15:23
Detajet

Klinikat kirurgjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe 4 spitalet e përgjithshme, i Gjakovës, Pejës, Mitrovicë dhe Ferizajt janë pajisur me tavolina operative dhe me llamba operative.

Vlera e këtyre furnizimeve për salla operative është rreth 800 mijë euro,

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, me këtë rast, tha se furnizimi i sallave të operacionit në QKUK dhe spitalet po bëhet me qëllim që të ofrohen kushte sa më të mira dhe sa më moderne për punë.

Ai theksoi se ky furnizim përfshinë tavolina dhe llamba operative për të gjitha sallat kirurgjike në QKUK dhe 4 spitale të përgjithshme në kuadër të projektit për modernizim të sallave operative.

Drejtori Sejdiu, njoftoi se kjo është mundësuar nga kursimi i buxhetit ndërsa specifikimi teknik i pajisjeve është bërë nga ekspertë të Bankës Botërore në Gjenevë.
Vlera për QKUK për pajisej është 538, 700 euro, përderisa për spitalet 261 mijë euro.

Ky është vetëm njëri nga kontingjentet e furnizimeve me pajisje mjekësore të bërë këtë vit nga SHSKUK-ja, e cila po investon rreth 6 milionë euro për pajisje mjekësore.