Rrënohet një objekt pa leje, ndërtim në zonën komastative

Rrënohet një objekt pa leje, ndërtim në zonën komastative

Ekonomia October 10, 2019 - 16:52
Lexoni detajet

Komuna mbetet e përkushtuar që të mbrojë tokat bujqësore dhe se asnjë ndërtim nuk mund të bëhet pa lejë përkatëse dhe që nuk është në pajtim me ligjin.

Në vazhdën e këtij angazhimi, Inspektorati i Komunës së Drenasit ka realizuar një aksion për rrënimin një objekti të ndërtuar në tokë komasative (bujqësore).

Në bashkëpunim me Stacionin Policor të Drenasit, sot Inspektorati ka ndërmarrë aksionin duke rrënuar objektin e ndërtuar pa leje, konkretisht, objekti që ndodhej në parcelën nr. P-70314067-00036-0 zonën kadastrale Sankoc, në afërsi të rrugës magjistrale “Autostrada M9”, Komoran.

Inspektorët  me datën 09.08.2019 palës i kishin ndërprerë punimet në ndërtimin e objektit duke i vendosur shenjën zyrtare. Ndërsa, me datën 14.08.2019, të njëjtit i është lëshuar aktvendim për ndërprerjen e punimeve në tokën komasative.

Me datën 18.08.2019, pala nuk ka respektuar aktvendimin për ndërprerjen e punimeve, duke e larguar shenjën dhe kishte vazhduar ndërtimin.

Kurse, me datën 19.09.2019, për herën e tretë, palës i është rivendosur shiriti dhe i është lëshuar aktvendimi për rrënim. Përkundër këtij aktvendimi, pala ka vazhduar ndërtimin, duke mos përfillur asnjë urdhër të inspektoratit.

Në këtë formë, meqë pala ka vepruar kundërligjshëm, me datën 01.10.2019, palës i është lëshuar urdhri për ekzekutimin e rrënimit të objektit, ku është njoftuar se sot, në ora 09:00, do t’i rrënohet objekti.

Komuna e Drenasit, ka ftuar të gjithë personat fizikë e juridikë, të mos ndërmarrin asnjë veprim për ndërtime pa leje, sidomos ata në prona komasative. Komuna falënderon qytetarët që kanë respektuar ligjin dhe rekomandimet e saj, të bazuara në ligj rreth ndërtimeve.