MPB furnizohet me targa për automjete, tenderi mbi 1.4 milionë euro

MPB furnizohet me targa për automjete, tenderi mbi 1.4 milionë euro

Ekonomia September 20, 2019 - 08:12
Detajet

Ministria e Punëve të Brendshme ka finalizuar kontratën më të re për këtë vit.

Tenderi për furnizim me targa sa i përket regjistrimit të automjeteve, iu është dhënë operatorëve ekonomik  TSR SH.P.K.; EHA Hoffmann International GmbH.

Ani pse vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 1.685.009,28 euro, ajo është arritur të nënshkruhet për 1.433.188,72 euro.

Tutje bëhet e ditur se kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë është bërë për 36 muaj.