Reçica: Të gjithë do të gëzojnë pensionet e viteve të 90-ta

Reçica: Të gjithë do të gëzojnë pensionet e viteve të 90-ta

Ekonomia September 16, 2019 - 14:15
detajet

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se largimi me dhunë nga puna, nga ish-regjimi serb në vitet e 90-ta, ka bërë që qytetarët tanë të mos gëzojnë pensionet e merituara.

Sipas Reçicës, kjo ka ardhur si pasoj e mos përmbushjes së kriterit prej 15 vite stazh pune.

“Largimi me dhunë nga puna, nga ish regjimi serb në vitet e 90-ta, ka bërë që qytetarët tanë të mos gëzojnë pensionin kontributiv të merituar, për shkak të mos përmbushjes së kriterit prej 15 vite stazh pune, ashtu siç kërkohet me legjislacionin aktual”, ka thënë Reçica

Tutje Reçica, ka thënë se me reformën pensionale të MPMS, të gjithë do të gëzojnë pensionet që meritojnë.

“Me reformën pensionale të hartuar në MPMS nën udhëheqjen time, të gjithë këtyre pensionistëve do t’iu njihet stazhi i punës dhe do të gëzojnë pensionet që meritojnë”, ka përfunduar Reçica.