Taksa që i ndan shqiptarët, banorët e veriut të Shqipërisë blejnë vetëm ushqime në Kosovë

Taksa që i ndan shqiptarët, banorët e veriut të Shqipërisë blejnë vetëm ushqime në Kosovë

Ekonomia shtator 16, 2019 - 09:13
detajet

Megjithëse, Gjevat Koka nga fshati Letaj i Bashkisë së Hasit e ka 10 km afër Gjakovën, materialin ndërtimor për shtëpinë detyrohet ta marrë në Tiranë që është 180 km më larg.

Krejt kjo shkak i taksës doganore që duhet paguar për marrjen e materialit ndërtimor, këndej kufirit.

Edhe pse një popullsi e madhe, por e shpërndarë në pjesë të ndryshme të viseve malore, ka bërë që bizneset e vetme të jenë dyqanet ushqimore.

Banorët kërkojnë nga qeveria që të gjendet një formë që kjo taksë të largohet të paktën për banorët e rrethinës.

“Buzë vijës kufitare me Kosovës, Shqipëria ka tri bashki që janë pjesë e Qarkut të Kukësit, është Bashkia e Kukësit, Hasit dhe Tropojës, që gjithsej kanë rreth 110 mijë banor me mbi 100 fshatra.

Të gjitha këto zona janë qindra kilometra larg nga zonat e zhvilluara të Shqipërisë, mirëpo janë pak kilometra nga Qyteti i Prizrenit dhe Gjakovës që janë në anën tjetër të kufirit në pjesën e Kosovës”.