'Agrofesta', festivali që po paraqet punën e heroinave të Krushës

'Agrofesta', festivali që po paraqet punën e heroinave të Krushës

Ekonomia September 14, 2019 - 20:33
Detajet

Në Krushë të Madhe të Rahovecit, sot ka nisur edicioni i gjashtë i festivali tradicional të perimekulturës “Agrofesta”.

Ky festival i cili po mbahet në pjesë më të lartë të fshatit, në lartësi mbi 350 metra, synon të promovojë produktet bujqësore dhe kulturën krushjane të punës.

Organizatorët thonë se përveç aktiviteteve të shumta, vizitorët do të kenë mundësi të blejnë produkte me çmime promovuese.

Banorët e Krushës së Madhe dhe rrethinës, që “bukën e nxjerrin nga toka”, sot kishin festë, pasi filloi “Agrofesta”.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se prodhimet cilësore që i bëjnë këto gra fermere dhe këta fermerë me duart e tyre, i bën krenar dhe i obligojnë që ta rrisin përkrahjen për gratë fermerë dhe bujqit e tyre.