Ndahen 750 mijë euro për ndërtimin e ujësjellësit në 28 fshatra të Gjakovës

Ndahen 750 mijë euro për ndërtimin e ujësjellësit në 28 fshatra të Gjakovës

Ekonomia September 12, 2019 - 16:54
detajet

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në dorëheqje, Fatmir Matoshi, sot ka pritur në takim, kryeshefin e KRU “Gjakova”, Ismet Ahmeti, me të cilin kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për vazhdimin e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit për 28 fshatra të Komunës së Gjakovës.

“Këtë projekt jetik për qytetarët e Gjakovës si Ministri e Mjedisit jemi duke e financuar që nga viti i kaluar me 200 mije euro, kurse këtë vit po e përkrahim me 750,000.00 € tjera”, deklaroi Matoshi.

“Sigurisht që kjo duhet të jetë detyrë e secilit nga ne, që me përkrahjen edhe të donatorëve ndërkombëtar të arrijmë që secila shtëpi në Kosovë të këtë qasje në ujësjellës”, përfundoi ai.

Nga ana tjetër, kryeshefi ekzekutiv i KRU “Gjakova”, Ismet Ahmeti, ka falënderuar Matoshi për financimin e projektit për ndërtimin e ujësjellësit në 123 fshatra të Gjakovës, që sipas tij do të furnizoj me ujë të pijshëm rreth 20 mijë banorë.

Ai në fund u shpreh i sigurt që projekti do të përfundojë më së largu deri ne fund të këtij viti dhe qytetaret e asaj ane do të kenë furnizim të rregullt me ujë të pijshëm.