Rriten çmimet e konsumit

Rriten çmimet e konsumit

Ekonomia September 11, 2019 - 17:29
Detajet

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.5% në muajin gusht 2019, krahasuar me muajin korrik 2019, sipas raportit më të ri të ASK-së.

Kjo shpjegohet me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it qumësht, djathë dhe vezë (5.4%); kafe, çaj dhe kakao (3.7%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.6%), etj.

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupi i COICOP-it perime me 2.6%, me një ndikim të këtij nëngrupi prej minus 0.1% në IHÇK.

Shkalla vjetore e inflacionit në gusht 2019, me muajin gusht 2018 ishte 2.7%. Kjo shpjegohet me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it bukë dhe drithëra (14.0%); mish (4.1%); qumësht, djathë dhe vezë (2.8%); vajra dhe yndyra (1.4%), etj.

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it pemë (-3.7%); shërbime për transport (-5.0%)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2 për qind) në IHÇK.