Vendet ku alkooli është më i lirë në gjithë Evropën

Vendet ku alkooli është më i lirë në gjithë Evropën

Ekonomia September 11, 2019 - 09:13
Detajet

Alkool më të shtrenjtë në mesin e të gjithë 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian paguajnë banorët e Finlandës, përderisa më të lirë në Bullgari dhe Rumani, tregojnë të dhënat e Eurostat për vitin 2018.

Në nivel të gjithë Evropës çmimi i alkoolit, verës dhe birrës është më i ulët në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje dhe Hercegovinë, derisa më i lartë në Island dhe Norvegji.

Sipas analizës së Eurostat, në vitin 2018 çmimi mesatar i pijeve alkoolike në BE ishte më shumë se dy herë më i shtrenjtë në vendet më të shtrenjta , në krahasim me çmimin në vendet më të lira anëtare.

Kur çmimet në vendet krahasohen me çmimin mesatar të pijeve alkoolike në BE me indeks të vlerës prej 100, rezultatet tregojnë se në vitin 2018 çmimi i alkoolit, verës dhe birrës ishte më i lartë në Finlandë me indeks të çmimit prej 182, pas çka vijnë Irlanda (177) dhe Suedia (152).

Në krahasim çmimi i pijeve alkoolike në vitin 2018 ishin më të ulëta në Bullgari dhe Rumani, të dyja me indeks të çmimeve prej 74, pas çka vijnë Hungaria (77), Çekia (82) dhe Spanja (84).

Në vendet e rajonit alkool më të shtrenjtë paguajnë banorët e Greqisë (132), Malit të Zi (105) dhe Kroacisë (100), përderisa alkool më të lirë ka në vendin tonë dhe Bosnje dhe Hercegovinë (72), pas çka vijnë Serbia (84), Sllovenia (92) dhe Shqipëria (99).