Aeroporti suspendon nëntë punëtorë grevistë

Aeroporti suspendon nëntë punëtorë grevistë

Ekonomia August 21, 2019 - 12:45
Lexoni detajet

Bazuar në zhvillimet e fundit brenda Aeroportit Ndërkombëtar ”Adem Jashari”,  me vendim të zyrtarit të Sigurisë së Aeroportit, disa punëtorë të cilët po zhvillonin grevën, janë suspenduar.

LEXO EDHE: Ministri i Brendshëm: Menaxhmenti i ANP-së duhet t’i evitojë shkeljet, përndryshe aeroporti s’ka si të funksionojë

Sipas një mesazhi elektronik të dërguar në adresë të nëntë grevistëve, të njëjtëve iu është ndaluar qasja në Zonat e Kufizuara të Sigurisë dhe iu janë pezulluar ID-kartelat e aeroportit, njofton Klan Kosova.

Rreth këtyre zhvillimeve të fundit, për shkak të sigurisë, prezente në ambientet e aeroportit janë parë edhe KFOR-i, të cilët gjenden në hollet e oborret e ANP-së për thuajse tre ditë.