Vazhdon edhe sot greva e punëtorëve të aeroportit

Vazhdon edhe sot greva e punëtorëve të aeroportit

Ekonomia August 21, 2019 - 08:16
Lexoni detajet

Punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë pritet të mbajnë sot serish grevë, pasi përpjekjet për të dialoguar me menaxhmentin rreth kërkesave të tyre deri më tash nuk kanë treguar rezultate.

Nëse në dy ditët e mëparshme kemi pasur grevë njëorëshe, respektivisht dy orëshe, sot greva do të zgjasë 6 orë. Ajo do të nisë në ora 08:00 dhe do të përfundojë në ora 14:00.

Pesë kërkesat e tyre kyçe të punëtorëve karshi menaxhmentit të Aeroportit të Prishtinës janë kompensimi dhe benefitet për rrezikshmërinë, të eliminohen dallimet në pagesë në rastet ku punëtorët kanë detyrat dhe përshkrimin e njëjtë të punës, orët e njëjta të punës duke ngritur pagat e ulëta në nivelin e barabartë me kolegët, pagesën për përvojë të punës, orët e punës gjatë vikendit të paguhen, si dhe pagesa e shujtës.

Në dy ditët e mëparshme, greva ka shkaktuar vonesa dhe tollovi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke bërë që shumë fluturime të shtyhen.