A janë pajtuar Kosova dhe Maqedonia Veriore për heqjen e taksës?

A janë pajtuar Kosova dhe Maqedonia Veriore për heqjen e taksës?

Ekonomia August 20, 2019 - 20:52
Lexo Detajet

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, priti në takim Ministrin e Ekonomisë të Maqedonisë Veriore, Kreshnik Bekteshin.

Dy ministrat u dakorduan se pasi të zgjidhen problemet me programet e monitorimit aktiv, dy ministritë do i heqin barrierat dhe masat e reciprocitetit ndërmjet tyre.

“Diskutuam mbi disa probleme që kohët e fundit disa biznese tona i kanë hasur gjatë të bërit tregti në veri dhe pas vendimit për taksë. Ne si qeveri e Kosovës dhe MTI dhe si Agjencion jemi dakorduar sot që Agjencioni ynë do t’i dërgon garancione shtesë Maqedonisë këto që Kosova nuk e ka obligim t’i ketë në vendet e tjera nënshkruese të Ceftës. Agjencioni ynë i Veterinës deri të premten do të sigurojë atë të Maqedonisë për programin e monitorimit aktiv me qëllim që AUVK në Maqedoni ta ketë më të lehtë që pastaj atë produkt ta tregtojë në BE. AUVK në Maqedoni gjatë kësaj jave pritet ta heqë barrierën ndaj Kosovën, por në momentit kur dy palët i përfundojnë këto atëherë do ta eliminojnë masën e vendosur nga ne si MTI”, tha Shala.

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi, tha se masa nuk është ndërmarrë vetëm për Kosovën, por është marrë për të gjithë shtetet që nuk e implementojnë programin e monitorimit aktiv sa i përket produkteve të peshkut.