Reagon Maqedonia e Veriut pas taksës, ministri Bekteshi kërkon ballafaqim publik me ministrin Shala

Reagon Maqedonia e Veriut pas taksës, ministri Bekteshi kërkon ballafaqim publik me ministrin Shala

Ekonomia August 16, 2019 - 16:51
Lexo tjera detaje

Ministri i Ekonomisë nga Maqedonia e Veriut, Kreshnik Bekteshi, ka reaguar pas vendosjes së bllokadës tregtare nga ministri Shala, duke thënë së nuk janë të vërteta arsyet e homologut kosovar dhe ne në çdo moment jemi të gatshëm të bisedojmë me fakte e argumente, madje edhe ballafaqim medial,transmeton Gazeta Blic.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka reaguar, pas vendimit të ministrit të Tregtisë së Kosovës, Endrit Shala për taksë për mjaltin dhe pataten nga Maqedonisë.

“Nuk janë të vërteta arsyet e homologut kosovar dhe ne në çdo moment jemi të gatshëm të bisedojmë me fakte e argumente, madje edhe ballafaqim medial”, tha ministri Bekteshi.

Në ndërkohë, për të hënën është caktuar takim urgjent në Ministrinë e Ekonomisë me Drejtorinë e Doganave dhe Ministrinë e Bujqësisë.