Rukiqi: Sjellja e inspektorëve si kauboj i takon të kaluarës, jo shtetit modern

Rukiqi: Sjellja e inspektorëve si kauboj i takon të kaluarës, jo shtetit modern

Ekonomia gusht 09, 2019 - 13:16
Lexoni detajet

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, në rrjetin e tij social ka treguar një eksperiencë që ka qenë dëshmitar gjatë një inspektimi sanitar në një lokal në kryeqytet.

Rukiqi ka komentuar qasjen patronizuese nga inspektorët që sipas tij sjellja e tyre nuk është aspak profesionale. Ai ka thënë që asnjë inspektorë nuk duhet ta ngrit zërin dhe të kërcënojë,  sepse ai model kauboji i takon të kalurës dhe jo një shteti modern.

“Këto ditë isha dëshmitar kur ndodhi një inspektim sanitar në një lokal në Prishtinë. Qasje patronizuese nga inspektoret. Aspak profesional. Inspektori dhe secili zyrtar nuk duhet të ushtrojnë autoritet me ngritje zëri dhe kërcënime për gjoba. Inspektori/zyrtari që bërtet e kërëcenon dhe me stil kauboji jane model i të kaluarës, jo i një shteti modern”, ka thënë ai