BE dhe UNDP inaugurojnë punimet për revitalizimit e varrezave hebraike

BE dhe UNDP inaugurojnë punimet për revitalizimit e varrezave hebraike

Ekonomia July 22, 2019 - 13:24
Lexo Detajet

Zyra e Bashkimit Evropian (BE), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komuna e Prishtinës do të fillojnë punimet në revitalizimin e varrezave hebraike në Arbëri, të martën, më 23 korrik, duke filluar nga ora 10:00.

Varrezat hebraike në Arbëri datojnë nga shekulli i 19-të dhe përfshihen në listën e vendeve të trashëgimisë kulturore të mbrojtura nga qeveria e Kosovës. Punimet që do t’i implementojë projekti do të përfshijnë identifikimin dhe dokumentimin e historisë së pranisë hebreje, zbukurimin dhe rigjenerimin e zonës përreth, si dhe krijimin e një sheshi të vogël për aktivitete fetare.

Ky aktivitet është pjesë e projektit Dialogu Ndër-komunitar Gjithëpërfshirës për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore të financuar nga Instrumenti i BE-së për Paqe dhe Stabilitet (IcSP / BE) dhe implementuar nga UNDP.

Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë Burbuqe Bakija-Deva, Zëvendës Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së dhe përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Komunës e Prishtinës dhe komunitetit hebraik.

Të ftuar në këtë ngjarje janë të gjitha mediat. //ZERI

Image

Image

Image

 

Image