20 mijë euro për pije dhe artikuj tjerë për bufenë e komunës së Prishtinës

20 mijë euro për pije dhe artikuj tjerë për bufenë e komunës së Prishtinës

Ekonomia July 18, 2019 - 23:24
Lexoni detajet

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka nënshkruar kontratën e radhës për këtë muaj.

Kësaj radhe komuna e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, ka lidhur një kontratë për të furnizuar me pije dhe artikuj të tjerë bufenë.

Në kontratën e publikuar nga prokurimi bëhet e ditur se kohëzgjatja e kontratës është për 6 muaj, shkruan Indeksonline.

Megjithëse vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 22.500,00 euro, ajo është kurorëzuar për 20.171,84 euro.

Kontrata në fjalë i është besuar operatorit ekonomik N.T.P. “A& B Market”.

Tutje, në kontratë nuk bëhet e ditur numri i pijeve apo artikujve të tjerë. 

Image 
Image