HEJ! bone të vërtetë, bone qysh din ti

HEJ! bone të vërtetë, bone qysh din ti

Ekonomia July 18, 2019 - 16:45
Detajet

Si përkrahësi më i madh i komunitetit të të rinjve për më shumë se 6 vjet, HEJ po rifreskon pamjen me brend të ri. 

Në vitin 2012, ishte krijuar platforma më e madhe për të rinj HEJ, e cila synonte nxitjen e kreativitetit dhe argëtimin e të rinjve. Për më tepër, HEJ ka përkrahur të rinjtë përmes aktiviteteve të ndryshme në arsim, inovacion, rrjetëzim, argëtim, kulturë, sport dhe shumë fusha të tjera zhvillimore.

HEJ ka sponsorizuar festivale dhe ka mbuluar shpenzimet e pjesëmarrjes së të rinjve në ngjarjet më të popullarizuara, siç është Ultra-Europe, Exit Festival, etj. Ndërsa ka investuar edhe në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Qendrën Studentore  etj.

HEJ ka organizuar ndeja në të gjithë Kosovën, me qëllimin që të mbledhë të rinjtë që të argëtohen dhe të zhvillojnë ndjenjën e përkatësisë në komunitetin e tyre. Në këto ndeja ishin të ftuar artistët më të pëlqyer të të rinjve. Ndërsa HEJ ka përkrahur edhe të gjithë vizitën në premisat e NASA-së, për ekipin fitues nga Kosova, në projektin e emërtuar “NASA Space Apps Challenge”. 

Përderisa, përmes HEJ Special, për vetëm 3 euro në muaj, të rinjtë mund të flasin dhe të shkruajnë SMS pa kufi brenda komunitetit HEJ. Por, kjo nuk është e tëra! Të rinjtë mund të lundrojnë në INSTAGRAM, pa pagesë, duke mos e shpenzuar as edhe një megabajt të vetëm. Ndërsa, ata të cilët aktivizojnë HEJ për herë të parë, do të marrin 5 GB. 

Pamja e re është krijuar për t’ju përshtatur stilit dhe trendeve aktuale botërore për të rinjtë. Ndërkohë, ideja e rifreskimit të pamjes së HEJ është iniciuar për të përkrahur të rinjtë, që çdo ditë të krijojnë diçka të re brenda kornizës ku ata jetojnë. Prandaj, HEJ! bone të vërtetë, bone qysh din ti.

HEJ është pakrahasueshëm, platforma më e madhe për të rinjtë në Kosovë, me ofertat më të lira, e cila është e dedikuar specifikisht për të rinjtë. Andaj, krejt çfarë duhet të bëni është: të shpërndani këtë lajm dhe t’i ftoni të tjerët t’ju bashkohen.

 

Ky është artikull i sponsorizuar.