Reagon Telekomi kundër Blerim Devollit: Veprim i pamatur dhe me pasoja të mëdha, e refuzojmë kërkesën

Reagon Telekomi kundër Blerim Devollit: Veprim i pamatur dhe me pasoja të mëdha, e refuzojmë kërkesën

Ekonomia korrik 15, 2019 - 19:47
Lexo Detajet

Kompania Z-Mobile, që është në pronësi të Blerim Devollit ka dërguar sot te përmbaruesi, ashtu siç kishte kërcënuar, kompaninë publike Telekom për ta ekzekutuar vendimin e Arbitrazhit për pagesën 25. 9 milionëshe. Dërgimi i kompanisë publike Telekom te përmbaruesi, si kërcënim për larje të borxhit të arbitrazhit ishte parë si fundi PTK-së.

Për këtë ceshtja ka reaguar Telekomi i Kosovës, duke thënë se veprimet e ndërmarra nga ana e Dardafon.net, janë të njëanshme dhe të paanalizuara për efektet që mund të kenë dhe si të tilla janë të pa pranueshme për Telekomin e Kosovës.

“Veprimet e ndërmarra nga ana e Dardafon.net, konsiderojmë se janë të njëanshme dhe të paanalizuara për efektet që mund të kenë dhe si të tilla janë të pa pranueshme për Telekomin e Kosovës, e aq me tepër në kohën kur është duke u biseduar/negociuar në mirëbesim për munësinë e të qenurit partner edhe në të ardhmen (kuptohet duke respektuar MSA-në ekzistuese deri në skadencë të plotë)”.

Ky është reagimi i plotë i Telekomit të Kosovës:

Telekomi i Kosovës njofton opinionin publik se sot datë me 15.07.2019 kemi pranuar Propozim Përmbarimin  nga Kreditori ”Dardafon.net LL.C.

Telekomi i Kosovës në cilësinë e Debitorit sipas këtij njoftimi i obligohet Kreditorit me 25.000.000 EUR (njëzet e pesë milion euro), vlerë kjo që pritet të saktësohet pas ekspertizës financiare, ku pritet të kalkulohen edhe kamatat.

Si bazë e kërkesës përmbarimore është Vendimi i Arbitrazhit (ICC) 20990/MHM.

Telekomi i Kosovës njofton të gjithë palët e interesit dhe vetë Dardafon.net (Zmobile), se në këtë gjendje të cilën ndodhet, gjasat janë minimale për të kryer një transaksion të kësaj vlere.

Telekomi i Kosovës do të ndjek të gjitha rrugët dhe mjetet ligjore, që të prapësohet ky Propozim Përmbarim. Poashtu do të njoftohet edhe në mënyrë zyrtare vetë Aksionari për këtë rast.

Veprimet e ndërmarra nga ana e Dardafon.net, konsiderojmë se janë të njëanshme dhe të paanalizuara për efektet që mund të kenë dhe si të tilla janë të pa pranueshme për Telekomin e Kosovës, e aq me tepër në kohën kur është duke u biseduar/negociuar në mirëbesim për munësinë e të qenurit partner edhe në të ardhmen (kuptohet duke respektuar MSA-në ekzistuese deri në skadencë të plotë).

Një akt i tillë do krijonte një situatë gati të paimagjinueshme dhe rrjedhimisht një kolaps në operime, humbje të besimit ndaj partnerëve, furnitorëve dhe vetë klientelës së Telekomit të Kosovës.

Pasiguria rreth të ardhmes së Telekomit të Kosovës, do ketë ndikim direkt tek vetë punëtorët, të cilët demotivimin do ta refketojnë direkt në krijimin e një krize të brendshme, e që lidhet zingjirë edhe me vetë gjendjen sociale dhe ekonomike në Kosovë.

Pasiguria dhe paqëndrueshmëria e Telekomit të Kosovës nënkupton se efekti negativ i këtij veprimi është për keqardhje dhe me pasoja të pariparueshme.