Blerim Devolli e çon te përmbaruesi Telekomin për t’ia marrë 25 milionët

Blerim Devolli e çon te përmbaruesi Telekomin për t’ia marrë 25 milionët

Ekonomia korrik 15, 2019 - 18:33
Lexo Detajet

Kompania Z-Mobile ka dërguar sot te përmbaruesi, ashtu siç kishte kërcënuar, kompaninë publike Telekom për ta ekzekutuar vendimin e Arbitrazhit për pagesën 25. 9 milionëshe.  Gazeta Express ka siguruar ekskluzivisht dokumentet që Devollët kanë përcjellë te përmbaruesi.

Dërgimi i kompanisë publike Telekom te përmbaruesi, si kërcënim për larje të borxhit të arbitrazhit ishte parë si fundi PTK-së.

Liderët e vendit ishin mobilizuar duke premtuar se një gjë e tillë nuk ka shanca të ndodhte. Derisa afati i fundit ishte thënë të ishte në qershor, nga qeveria e Ministria e Zhvillimit Ekonomik, nuk bënë asgjë për të larë borxhin. Marrëveshja ashtu siç ishte dhënë afati nuk u arrit, e kështu kompania e udhëhequr nga Devollët, vendosi që kërcënimit t’i shkojë deri në fund.

Gazeta Express ka siguruar ekskluzivisht dokumentin që Devollët i kanë dërguar Telekomit, që e dërgon kompaninë publike në përmbarues.

Sipas këtij dokumenti, Telekomi i Kosovës, detyrohet që në afat prej 7 ditësh të ia paguaj kreditorit disa kamata që në total arrijnë shumën e 25 milionëve.

Në rast se kjo nuk ndodhë, Dardafoni ka kërkuar që të caktohet përmbarim i dhunshëm ndaj Telekomit.

“Në rast të PËRMBARIMIT TË DHUNSHËM nuk ka mjete të mjaftueshme financiare në xhirollogarinë bankare të debitorit, atëherë PËRMBARIMI I DHUNSHËM të ekzekutohet përmes mjeteve financiare nga shitja e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të debitorit”, thuhet në këtë dokument.

Nga burime mirë të informuar Express pati konfirmuar se ishte menduar që ky borxh të lahej çdo muaj përmes një formë të kredisë, e kompanisë së Devollëve do t’iu jepeshin nga 300 mijë euro. Nuk u bë e ditur pse nuk arriti një dakordim i tillë.

Më 26 prill të këtij vitit, Dardafoni i kishte dërguar një letër zyrtare Telekomit, duke kërkuar që në afat brenda dy javësh të kryhet borxhi, në të kundërtën këta patën kërcënuar me procedura të përmbarimit.

Image

Image

Image

Image

Image

Image