Në Mitrovicë , “pushojnë” bizneset e qytetarëve dhe ai i kryetarit

Në Mitrovicë , “pushojnë” bizneset e qytetarëve dhe ai i kryetarit

Ekonomia July 14, 2019 - 19:58
Lexoni detajet

Ka disa muaj që në Mitrovicën e Jugut është ndaluar puna gjatë së dielës

Po shikojnë nga jashtë bizhuteritë e këtij dyqani.

E në fakt kjo është e vetmja gjë që munden të bëjnë këtë të diel pasi dyert e tij ishin të mbyllura.

Kjo pasi me anë të një vendimi Komuna e Mitrovicës ka ndaluar punën e bizneseve gjatë së dielës.

As dyqanet e mëdha nuk punojnë më gjatë se deri në ora 11:00 e ditës.

Edhe bizneset e tjera në këtë komunë janë të mbyllura.

Të vetmet që punojnë janë disa nga barnatoret dhe kafeteritë përgjatë sheshit Mehë Uka.

Për këtë temë të pa qasshëm kanë qenë zyrtarët komunal, të cilët nuk u janë përgjigjur televizionit 7.

Por, ata që flasin janë banorët e Mitrovicës.

Një pjesë e qytetarëve e mirëpresin këtë vendim të Komunës.

Por, kishte edhe nga ta që kundërshtonin këtë vendim.

E nuk munguan as shakatë në lidhje me vendimin e Komunës.V

Ndërkaq kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës që vie nga radhët e LDK-së, thotë të ketë marrë ankesa nga bizneset.

Herë pas here Komuna e Mitrovicës ka mbyllur shumë biznese që nuk respektonin ndalimin e punës gjatë së dielës. E vendimin e komunës po e respekton edhe fabrika e kërpudhave “Hirano Mushrooms” që është pronë e kryetarit Agim Bahtiri.