Rriten kreditë dhe depozitat në Kosovë

Rriten kreditë dhe depozitat në Kosovë

Ekonomia korrik 10, 2019 - 09:44
Lexoni detajet

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se sa i përket zhvillimeve në sektorin bankar, rritja e kredive dhe depozitave ishte e konsiderueshme dhe me diferenca të theksuara ndërmjet vendeve.

"Në TM1 2019, norma mesatare e rritjes së kredive ishte 7.2 përqind (5.6 përqind në TM1 2018). Vendet të cilat shënuan rritje më të lartë kreditimit ishin Kosova dhe Mali i Zi (11.4 përqind përkatësisht 10.2 përqind) ndërsa vendet tjera shënuan rritje më të ulët me përjashtim të Shqipërisë e cila raportoi për rënie të kreditimit prej 0.2 përqind. Depozitat shënuan normë edhe më të lartë të rritjes krahasuar me kreditë. Në TM1 2019, norma mesatare e rritjes së depozitave ishte 7.7 përqind në nivel të rajonit.  Tek depozitat, norma më e lartë e rritjes është shënuar në Serbi me 10.4 përqind, pasuar nga Kosova me 10.1 përqind, Maqedonia me 9.6 përqind, Bosnja e Hercegovina me 8.5 përqind, etj",  thuhet në raportin "Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike", të BQK-së.

Sipas BQK-së gjatë TM1 2019, euro është vlerësuar ndaj lirës turke për 29.1 përqind ndërsa është zhvlerësuar ndaj valutave tjera kryesore por edhe ndaj valutave të vendeve të rajonit.