"Diaspora kontribuese kryesore në zhvillimin e Kosovës"

Ekonomia June 22, 2019 - 20:52
Lexoni detajet

Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate, njëherësh anëtar i Kryesisë së kësaj partie në qendër, Fazli Hoxha, gjatë një vizite në Trento të Italisë është takuar me bashkatdhetarë.

Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, u ka shprehur mirënjohje të lartë mërgimtarëve që përkrahën çdo proces në të cilin kaloi shteti ynë deri në ditët e sotme.

Këto ditë anëtari i Kryesisë së Nismës ka mbajtur takime me bashkëatdhetarë edhe në Luksemburg dhe Vjenë. Postimi i plotë i Fazli Hoxhës: Takim me bashkatdhetarët në Trento të Italisë Një ndër kontribuesit kryesorë që Kosova është sot ku është, janë mërgimtarët tanë të cilët vazhdmisht mbështeten në forma të ndryshme atdheun e tyre. Mërgimtarët ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë të cilën e gëzojmë sot.

Por, ne tani si shtet, duhet t’u ofrojmë kushte bashkatdhetarëve të cilët kanë mundësi për të investuar me kapitalin e tyre në zhvillimin e atdheut, Republikës së Kosovës. Si bashkatdhetar i juaj, shprehi mirënjohjen më të lartë për të gjithë mërgimtarët që përkrahën çdo proces në të cilin kaloi shteti ynë deri në ditët e sotme.