Ku ruhen parat e sekuestruara?

Ku ruhen parat e sekuestruara?

Ekonomia June 22, 2019 - 20:39
Lexoni detajet

Paratë që konfiskohen në operacionet policore me vendim të Gjykatës dërgohen në BQK ose direkt në buxhetin e shtetit.

Pos veprimeve tjera, Policia e Kosovës është e autorizuar edhe për konfiskim a sekuestrim të pasurisë nëpër aksionet policore të organizuara.

Marrja e përkohshme ose e përhershme e pasurive që dyshohet se janë fituar në mënyra jo ligjore, kriminale, kryhet me urdhër të Prokurorit, transmeton T7. 

Sendet që përkohësisht mund të sekuestrohen janë sende që mund të jenë prova gjatë një procedure penale, sende ose pasuri që kanë mundësuar kryerjen e veprës penale, ose sende që konsiderohen dobi pasurore e fituar me kryerjen e veprës penale dhe për të cilat ligji parasheh sekuestrimin.

Sendet, pasuria, provat apo paratë mund t’i nënshtrohen kufizimit të përkohshëm sipas urdhrit të prokurorit që zgjat jo më shumë se pesë ditë, nëse zyrtarët e autorizuar të policisë mësojnë për sendin, pasurinë, provat apo paratë e tilla gjatë kontrollit apo arrestit të ligjshëm.

E tutje, me këto pasuri ku përfshihen pronat, shtëpitë, veturat, paratë, gjësende tjera me vlerë nga Policia e Kosovës kalojnë një institucion tjetër.

Ato menaxhohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar ose Sekuestruar.

Por paratë nuk qëndrojnë në këtë agjenci.

“Nëse ajo pjesë janë në konfiskim i dërgojmë në Bankën Qendrore, e nëse janë në sekuestrim I derdhim direkt në buxhetin e shtetit….”.

Ndryshe, ende sfidë mbetet shitja e aseteve që janë në fazën e sekuestrimit.

Vetëm gjatë muajve të parë të vitit 2019, janë rreth 1 milionë euro të konfiskuara në një rast I cili është në Gjykatën e Apelit.