Njoftim nga KEDS-i me rëndësi për konsumatorët e Drenasit

Ekonomia June 21, 2019 - 17:54
Lexoni detajet

KEDS do të bëjë sonte, duke filluar nga ora 18:00 kalimin në linja të reja të furnizimit në Drenas, përkatësisht ndërlidhjen me nënstacionin e ri të KOSTT-it 220/10 (20) kV. Për rrjedhojë, do të bëhet ndërprerja e nënstacionit 35 kV Drenasi komplet dy deri ne tre orë, pra maksimum deri nê ora 21:00 që furnizon komplet komunën e Drenasit, me përjashtim daljet e Zabelit, Komaranit dhe Parkut të Biznesit.

Ndalesa do të bëhet gjatë intervalit kohor. Gjatë energjizimit mund të ketë ndalesa të shpeshta të energjisë elektrike, çka mund ti afektojë pajisjet e ndishme, prandaj KEDS kërkon nga konsumatorët   qe t’i heqin pajisjet elektronike nga prizat.

Kalimi në furnizim nga nënstacuoni i ri i KOSTT-it nënkupton që do të ketë furnizim stabil dhe shumë më kualitativ me energji elektrike. Kjo pjesë kishte limitime të rrjetit transmetiv dhe si rrjedhojë kishte mbingarkesa të vazhdueshme të cilat përfundimisht janë eleminuar. Pra, nga tash, situata ka marrë drejtim komplet tjetër për të mirë.
Pos asaj, KEDS është duke realzuar sivjet afro 30 projekte në këtë komunë, të cilat do të bëjnë që Drenasi të ketë një të ardhme të ndritur.