Ratifikohet marrëveshja për Sigurimet Sociale mes Kosovës dhe Zvicrës

Ratifikohet marrëveshja për Sigurimet Sociale mes Kosovës dhe Zvicrës

Ekonomia June 20, 2019 - 20:55
Lexoni detajet

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka njoftuar se ka pranuar një Notën Verbale nga Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Konfederatës Helvetike (Zvicrës) Jean-Hubert Lebet, ku konfirmohet ratifikimi i marrëveshjes për Sigurimet Sociale mes dy shteteve.

“Sapo pranova Notën Verbale nga Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Konfederatës Helvetike (Zvicrës) z. Jean-Hubert Lebet, mbi ratifikimin e marrëveshjes historike për Sigurimet Sociale në mes të Kosovës dhe Zvicrës, marrëveshje kjo e cila tashmë është ratifikuar edhe nga shteti Zvicerran”, ka shkruar Reçica në Facebook.

“Me këtë rast uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjithë ata që për vite të tëra kanë derdhur djersën e tyre me kontributin e dhënë për shtetin Zviceran dhe për mbijetesën e familjeve të tyre në Kosovë.
Ky është një lajm madhor për të gjithë qytetarët dhe shtetin e Kosovës, sepse me ratifikimin e kësaj marrëveshje më në fund triumfoj e drejta e qytetarëve për të ripërfituar nga pensionet dhe beneficionet, e drejt e cila iu mohua me vite të tëra shumë bashkëkombësve tanë”.