Zëvendësohen barrierat e dëmtuara në rrugët që mirëmbahen nga MIT

Zëvendësohen barrierat e dëmtuara në rrugët që mirëmbahen nga MIT

Ekonomia June 19, 2019 - 20:33
Lexoni detajet

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve që janë në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, po punohet në zëvendësimin e pahive elastike (mbrojtëset e metalta) të dëmtuara apo të larguara nga qytetarët.   

Aktualisht po punohet në rrugën nacionale N9, Prishtinë – Pejë dhe në kyçjet e autostradave. Ndërsa puna do të vazhdojë edhe në disa vende të Kosovës, prandaj kërkohet kujdes i ngasësve nga prezenca e punëtorëve dhe makinerisë.

Qëllimi kryesor i MIT-së është që të ofrojë rrugë cilësore dhe të sigurta, prandaj presim mbështetjen e të gjithë qytetarëve që të japin kontributin e tyre duke mos e dëmtuar pronën publike.ë