Fillon fushata për vende të shëndetshme të punës

Fillon fushata për vende të shëndetshme të punës

Ekonomia June 19, 2019 - 08:22
Lexoni detajet

Zyra e BE-së në Kosovë, përmes projektit “Përkrahje për Inspektoratin e Punës në luftimin e punësimit të padeklaruar në Kosovë” në partneritet me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), sot do të lansojë fushatën e administratës së BE-së për siguri dhe shëndet në vend të punës (OSHA) “Vendet të shëndetshme të punës – Menaxhimi i substancave të rrezikshme 2019”.

Në kuadër të kësaj fushate, do të organizohet për herë të parë gara për çmimin e praktikave të mira, për të shprehur mirënjohje për kompanitë që kanë shfaqur përkushtim të fortë ndaj menaxhimit të faktorëve të rrezikut në vend të punës.