Ejupi: Kryeqyteti i Kosovës tash është në hartën e aviacionit në botë
Foto: Laura Hasani

Ejupi: Kryeqyteti i Kosovës tash është në hartën e aviacionit në botë

Ekonomia June 18, 2019 - 19:03
Lexo Detajet

Presidenti i Kompanisë "Eurokoha", Remzi Ejupi gjatë zyrtarizimit të bashkëpunimit të kompanisë së tij me kompaninë e aviacionit "Eurowings" tha se më në fund është shpërblyer mundi disavjeçar për ta sjellur një kompani si Eurowings në Kosovë.

"Nuk ka qenë e lehtë që të vijnë deri këtu. Kemi punuar për më shumë se 20 vite. Unë i falenderoj gjithë ata që na kanë ndihmuar të jemi këtu. Tani e kemi kryeqytetin e Kosovës në hartën gjeografike të aviacionit botëror, dhe tani presim që sa më shpejt të ndodh liberalizimi i vizavë që qyretarët të lëvizin lirshëm sikur e gjithë bota", tha Ejupi.

Ai po ashtu theksoi se tani është momenti që politikanët e Kosovës ta bëjnë punën e tyre dhe t'ua heqin vizat kosovarëve, raporton zeri.info.

Kurse zëvëndëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po ashtu pjesëmarrës në këtë eveniment e vlerësoi zbarkimin e kompanisë "Eurowings" si ditë historike për Kosovën.

"Kjo është ditë historike për Kosovën. Çdo herë kemi pasur ta kemi një bazë të aviacionit dhe tani do e kemi Eurowingsin i cili do të hap transportin e qytetarëve të Kosovës në vende të ndryshme të botës. Ju do e keni "Eurokohën", "Eurowings" dhe "Kosova Airlines", që do të jenë partner i juaji për t'i parë vendet e botës", theksoi ndër të tjerash Hoxhaj.

Në fund të fjalës së tij ai falenderoi presidentin e Eurokohës Remzi Ejupin për bashëkpunimin ndër vite me institucionet e Kosovës/Zeri