Bastisje në disa 'Call Centre' në Prishtinë e Ferizaj, dyshohet për shpëlarje të parave

Bastisje në disa 'Call Centre' në Prishtinë e Ferizaj, dyshohet për shpëlarje të parave

Ekonomia June 18, 2019 - 19:07
Lexo tjera detaje

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se në bazë të kërkesës për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare, Prokuroria Gjermane e Landit Saarland, bashkarisht me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, janë duke kryer bastisje në disa qendra të quajtura “Call center” në qytetin e Prishtinës dhe të Ferizajt, me qëllim të zbulimit të fakteve dhe provave për vepra të mundshme penale.

Prokuroria e Landit Saarland të Gjermanisë ka filluar hetimet në drejtim të veprës penale “Mashtrim” të Kodit Penal gjerman, dhe aksioni është duke u zhvilluar në disa shtete të Evropës, pjesë e së cilës është edhe Kosova.

Po ashtu, Prokuroria Speciale e Kosovës, njofton se nëse zbulohen faktet konkrete do të fillojë hetimet ndaj pronarëve të këtyre qendrave në territorin e Republikës së Kosovës, në drejtim të veprës penale “Shpëlarje parash”.

Prokuroria thotë se do të japë më shumë detaje pas përfundimit të operacionit gjatë ditëve në vijim.