Limaj: I lumtur që po jetësohet marrëveshja për heqjen e roamingut Kosovë- Shqipëri

Limaj: I lumtur që po jetësohet marrëveshja për heqjen e roamingut Kosovë- Shqipëri

Ekonomia June 18, 2019 - 15:51
Lexoni detajet

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se ndjehet i lumtur dhe krenar me jetësimin e marrëveshjes për heqjen graduale të tarifave roming në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Limaj ka falënderuar të gjithë ata që kanë bërë të mundur realizimin e kësaj marrëveshje.

Ai i ka sugjeruar qytetarët e vendit që t’i vizitojnë plazhet dhe rekreacionet që ofron Shqipëria këtë vërë, pasi që siç thotë gjithçka po bëhet më e lirë.

“I lumtur dhe krenar me jetësimin e marrëveshjes për heqjen graduale të tarifave roming në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Si koordinator kombëtar i dy qeverive për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes Kosovë dhe Shqipërisë, falënderoj të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces që bënë të mundur realizimin e kësaj marrëveshjeje”, ka shkruar Limaj.