Vlerësohet se boronicat në Kosovë janë të kualitetit të lartë

Vlerësohet se boronicat në Kosovë janë të kualitetit të lartë

Ekonomia June 18, 2019 - 15:21
Lexo Detajet

Boronicat në Kosovë janë të kualitetit shumë të lartë dhe shumë të shijshme.

Kështu tha drejtori i Zyrës për Zhvillim Ekonomik në USAID, Brian Martalus i cili bashkë me ministren e Bujqësisë, Pylttarëisë dhe Zhvillimit Rrural morën pjesë morën pjesë në Ditën Fushore të Boronicës e cila këtë vit u mbajt në fshatin Vitomiricë të Pejës, përcjell zeri.info.

Ndërsa ministrja Zivic i përgëzoi kultivuesit e boronicës të cilët kishin ekspozuar prodhimet e tyre në këtë ditë fushore dhe u shpreh se ndjehet mjaft e lumtur që fermerët kosovar çdo vit e më shumë po i shtojnë plantacionet e tyre me këtë kulturë e cila si e re dhe inovative në vend, ka vlera të larta krahasuar më shumë vende të rajonit.

Vlen të theksohet se mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Misionit të USAID-it në Kosovë, në vitin 2018 u nënshkrua Marrëveshje e Mirëbesimit për mbështetjen e sektorit të bujqësisë në vend. Përmes kësaj marrëveshje, u krijua një program i veçantë për mbështetjen e zinxhirit të vlerave të frutave të imëta dhe bimëve mjekësore dhe aromatike në Kosovë.