Diaspora të kenë kujdes: Adria nuk është stabile deri në korrik

Diaspora të kenë kujdes: Adria nuk është stabile deri në korrik

Ekonomia June 17, 2019 - 14:15
Detajet

Kompania ‘Adria Airways’ ka njoftuar se nuk do të fillojë operacionet e udhëtimeve deri në korrik, kjo pas vonesave të shumëta dhe anulimeve të plota të fluturimeve, transmeton Gazeta Metro.

Transportuesi gjigand slloven në një njoftim ka bërë të ditur se problemet e vazhdueshme në rrjetin e saj, kanë ndodhur për shkak të gabimeve teknike dhe operacionale.

“Kërkojmë ndjesë ndaj të gjithë pasagjerëve për shqetësimet e shkaktuara dhe i sigurojmë se po bëjmë gjithçka në mënryë që gjejmë zgjidhjet më të mira për udhëtimet e tyre”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Akutalisht, disa prej avionëve janë krejt jashtë shërbimit, duke përfshirë këtu edhe S5-AFA dhe S5-AAL të cilëve u mungojnë motorët, përcjell Gazeta Metro.

Këto dhe shumë probleme të tjera teknike të kompanisë kanë shkaktuar vonesa në fluturime, ku më së shumti  nga to janë prekur Prishtina dhe Shkupi.

Ndërsa ditëve të fundit, transportuesi ka shkrirë disa prej shërbimeve të tij edhe në Podgoricë, Sarajevë, Mynih, Zyrih, Shkup dhe Tiranë./gazetametro.net