Keqpërdorime të faturave për derivate me veturat zyrtare në Kosovë

Keqpërdorime të faturave për derivate me veturat zyrtare në Kosovë

Ekonomia qershor 15, 2019 - 23:34
Lexoni detajet

Vetëm shtatë ministri të Qeverisë së Kosovës kanë shpenzuar gjysmë milioni euro derivate të naftës dhe me shpenzime prin Ministria e Infrastrukturës. Duke u bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Zyrtare gazeta “Zëri” ka kërkuar nga të gjitha ministritë e Qeverisë së Kosovës qasje në shpenzimet, të cilat i kanë bërë në derivate të naftës, por vetëm 1/3 e tyre ka pranuar t’i bëjë publike shpenzimet e tilla, përkatësisht vetëm shtatë ministri, shkruan Gazeta "Zëri". 

Analisti i çështjeve ekonomike në vend Mustafë Kadrijaj nuk e ka përjashtuar mundësinë e keqpërdorimit të buxhetit të vendit edhe sa u përket shpenzimeve që bëjnë institucionet publike për karburante.

Ai ka thënë se qe 20 vjet buxheti i vendit është shpenzuar në mënyrë të pakontrolluar për derivate.

“Që nga paslufta administrata publike ka shpenzuar në mënyrë të pakontrolluar derivate dhe më e rënda dyshimi më i madh është se nuk kanë qenë shpenzime faktike, por duke dëmtuar buxhetin me fatura gjithnjë në bashkëpunim me bizneset private. Se sa është shpenzuar në realitet, fjalën e fundit mund ta thotë Auditori Gjeneral dhe pas raportimit nga Auditori të bëhet një hulumtim ga një komision i pavarur duke nxjerrë mesataren e shpenzimeve me aktivitetet brenda orarit të punës”, ka thënë ai për "Zërin".

Kadrijaj ka vlerësuar se tani e tutje duhet të ketë kontrolle më të mëdha të institucioneve, pasi keqpërdorimi i buxhetit ka ndikuar te qytetarët që ta humbasin besimin te institucionet e vendit. /ZERI