Zv/ministrja Shkodra, pjesë e konferencës “Zhvillimi i Ndihmuar nga Komuniteti dhe Parandalimi i Konflikteve”, në Washington

Zv/ministrja Shkodra, pjesë e konferencës “Zhvillimi i Ndihmuar nga Komuniteti dhe Parandalimi i Konflikteve”, në Washington

Ekonomia qershor 14, 2019 - 23:16
Lexoni detajet

Zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Magbule Shkodra, ka realizuar një udhëtim zyrtar, në Washington D.C. të SHBA-ve, për t’a përfaqësuar shtetin e Republikës së Kosovës, në Konferencën Globale të Bankës Botërore, me temën “ Zhvillimi i Ndihmuar nga Komuniteti dhe Parandalimi i Konflikteve “.

Shkodra, në këtë konferencë, informoi të gjithë pjesëmarrësit nga vende të ndryshme të botës, se Republika e Kosovës, si shteti më i ri, këtë vit ka shënuar 20 vjetorin e çlirimit të saj nga forcat serbe, ndaljen e represionit, vrasjeve dhe spastrimit etnik nga regjimi i Millosheviqit.

Po ashtu, zëvendësministrja ndër të tjera ka theksuar se, të gjitha komunitetet në Kosovë, kanë të drejta dhe përfaqësim të garantuar kushtetues, në të gjitha institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës.

Më tutje, ajo ka shprehur mirënjohje dhe falënderim, për të gjitha shtetet që kanë mbështetur lirinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.