Delegacioni i lartë i BQK-së, pjesëmarrës në konferencën e organizuar nga Banka Qendrore Evropiane

Delegacioni i lartë i BQK-së, pjesëmarrës në konferencën e organizuar nga Banka Qendrore Evropiane

Ekonomia qershor 12, 2019 - 14:46
Lexoni detajet

Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Flamur Mrasori i shoqëruar nga anëtari i Bordit, Behxhet Brajshori po marrin pjesë në konferencën e 8-të të nivelit të lartë të organizuar nga Banka Qendrore Evropiane me temën: Përgjigja e vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore ndaj ndryshimeve në fushën tregtare dhe financiare.

Fjalën mirëseardhëse për pjesëmarrësit e kësaj konference e ka mbajtur Presidenti i BQE-së, Mario Draghi, kurse folëse kryesore është Drejtoresha Menaxhuese e FMN-së, Christine Lagarde.

Kjo konferencë vjetore është e nivelit të lartë, e cila kësaj radhe është organizuar në dy sesione kryesore me tema shumë të rëndësishme dhe me folës nga institucione të larta financiare botërore si FMN-ja, Banka Botërore, BERZH-i, përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian, si dhe përfaqësues të Bankave Qendrore të vendeve të ndryshme evropiane.