Kjo është pasuria e deklaruar e Vlora Çitakut

Kjo është pasuria e deklaruar e Vlora Çitakut

Ekonomia June 12, 2019 - 12:15
Lexoni detajet

Mbi gjashtë mijë euro i mban në institucionet bankare në Kosovë dhe SHBA, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku.

Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion për vitin 2019, Çitaku ka deklaruar se mban saktësisht 6 mijë e 244 euro në banka.

Çitaku ka deklaruar se merr pagë prej 3 e 599 eurove si ambasadore në SHBA.

Ajo ka deklaruar edhe tri banesa, të gjitha në emër të babait të saj.