I konsumoni çdo ditë, por të skaduara që para dy vjetësh, ja çfarë produktesh bllokoi AKU në Tiranë

I konsumoni çdo ditë, por të skaduara që para dy vjetësh, ja çfarë produktesh bllokoi AKU në Tiranë

Ekonomia maj 24, 2019 - 14:06
Lexo tjera detaje

Autoriteti Kombetar i Ushqimit ka bllokuar 193 kg produkte te skaduara, te tregtuara ne nje market ne Kamze dhe e ka gjobitur me 800 mije leke subjektin.

“Gjatë kontrollit, operatori nuk paraqiti dokumentacionin shoqërues (faturat e blerjes së produkteve) dhe as planin e vetëkontrollit. Në përfundim të inspektimit rezultuan 193.2 kg produkte ushqimore që mbaheshin nga subjekti në vitrinë për shitje megjithëse u kishte kaluar afati i përdorimit, një pjesë e mire e tyre që në dhjetor 2017”- njofton AKU.

NJOFTIMI i AKU

Në vijim të një komunikimi në faqen zyrtare Facebook të AKU-së nga një konsumator i përgjegjshëm që njoftonte tregtimin e produkteve me afat të kaluar përdorimi nga operatori “Market Geni” me adresë në Laknas, Kamëz, AKU kreu kontroll për zbatimin e legjislacionit në fuqi.

Gjatë kontrollit, operatori nuk paraqiti dokumentacionin shoqërues (faturat e blerjes së produkteve) dhe as planin e vetëkontrollit. Në përfundim të inspektimit rezultuan 193.2 kg produkte ushqimore që mbaheshin nga subjekti në vitrinë për shitje megjithëse u kishte kaluar afati i përdorimit, një pjesë e mire e tyre që në dhjetor 2017.

Per shkeljet e konstatuara dhe bazuar ne parashikimet e Ligjit për “Ushqimin” dhe ligjit per “Inspektimin ne Republiken e Shqiperise”, AKU vendosi masat administrative “Gjobë” me vlerë 800,000 lekë dhe sasia prej 193.2 kg produkte ushqimore u bllokua me destinacion asgjesimin.

AKU i shpreh mirënjohjen qytetarit që raportoi shqetësimin e tij dhe përgëzon për shpejtësinë dhe saktësinë e reagimit të stafit të AKU-së. Së shpejti, me ndryshimit e propozuara në Kodin Penal, tregtimi i produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi do përbëjë vepër penale dhe do ndëshkohet si e tillë.

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët! ë

Image

Image

Image

Image