Dy lokale të lojërave të fatit në Viti sfidojnë shtetin!

Dy lokale të lojërave të fatit në Viti sfidojnë shtetin!

Ekonomia May 18, 2019 - 17:28
Lexoni detajet

Edhe pse i miratuar muaj më parë nga Kuvendi i Kosovës, Ligji për Lojërat e Fatit nuk ka gjet zbatim në komunën e Vitisë, raporton ‘Zëri.info”.

Dy lokale në këtë komunë po vazhdojnë të operojnë ende.

Një lexues i ka dërguar portalit “Zeri.info” dy video ku shihet se bizneset e lojërave të fatit ende funksionojnë ilegalisht ne Komunën e Vitisë, ndonëse sipas Ligjit është dashur të mbyllen para disa dite.

Lexuesi ka treguar se për këtë i ka njoftuar edhe organet përgjegjëse, mirëpo deri më tani askush nuk ka marrë asnjë veprim lidhur me këto lokale.

Lexuesi po ashtu për “Zërin” ka bërë të ditur që më herët pas hyrjen në fuqi të ligjit për lojërat e fatit këto lokale ishin mbyllur për tu rihapur sërish.

Për më shumë shikoni videot më poshtë. ZËRI