Në Fushë Kosovë hapet qendra për nënat vetushqyese

Në Fushë Kosovë hapet qendra për nënat vetushqyese

Ekonomia April 26, 2019 - 13:14
Detajet

Organizata “Lidhja e invalidëve dhe viktimave civile në Kosovë”, gjatë ditës së sotme në Fushë Kosovë, përuroi qendrën për gratë që humbën familjarët nga lufta.

Në këtë qendër nënat vetushqyese do të ekspozojnë të gjitha punimet e tyre që kanë.

Në këtë përurim ishte i pranishëm Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Haki Shatri, dhe Ekrem Bajrami nga Komuna e Fushë Kosovës.

Shatri tha se hapja e kësaj qendre është veprim shumë i mirë.

“Më vjen mirë dhe e admiroj punën e këtyre grave që sot po bëhen shembull, pasi ato nuk kërkojnë lëmoshë, por punojnë për të fituar kafshatën e gojës”, tha Shatri.