Lluka zotohet se do t’i përkrahë projektet për zhvillimin e vajzave në TIK

Lluka zotohet se do t’i përkrahë projektet për zhvillimin e vajzave në TIK

Ekonomia April 26, 2019 - 12:02
Lexoni detajet

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka dhënë përkrahje për projektet të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin e grave dhe vajzave në TIK.

Lluka me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK në konferencën “Vajzat në TIK 2019”, tha se do të fillojë projekti 30 milionë euro për ndërtimin e shkathtësive, ku një pjesë i dedikohet vajzave dhe grave.

“Një projekt ku rreth 400 gra janë trajnuar dhe kanë qenë të suksesshme dhe kjo ka dëshmuar që ka vullnet. Tendenca me i motivuar vajzat fillon që nga mosha më e hershme dhe kemi filluar tek shkollat e mesme qysh vitin e kaluar. Për pjesëmarrje të grave në TIK nuk është vetëm frymëzimi duhet të jetë edhe infrastruktura. Në qershor të këtij viti do të filloj projekti me 30 milionë euro në ndërtimin e shkathtësive, ku një pjesë do tua dedikojmë vajzave dhe grave. Është motivuese fakti që kemi një bilanc të mirë mes vajzave dhe meshkujve pra nuk ka diskriminim”, tha Lluka.

Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, tha se kur gratë kanë sukses ka dhe Kosova.
Ajo bëri një krahasim duke thënë se Kosova nuk qëndron mirë në fuqinë punëtore dhe se është e njëjtë me at të Lindjes së Mesme.

“Kur gratë kanë sukses, Kosova ka sukses fatkeqësisht në fuqinë punëtore Kosova është e ulët. E dhimbshme dhe shokuese dhe shihet se është e njëjtë me at të Lindjes së Mesme, dhe duhet ndryshuar sa më shpejt, por ka shpresë për të përmirësuar proceset dhe kompanitë në TIK për të krijuar më shumë vende pune edhe intervenimet e USAID-it kanë qenë ku kemi trajnuar një numër të madh të grave. Unë vi nga një kohë më e vjetër dhe ende mësoj në përdorimin e telefonit të mençur. Ajo që dua është t’u inkurajoj që të bëni karrierë në TIK, dhe së bashku të bëjmë një zhvillim më të mirë në Kosovë”, tha Magno. /EO/