A mund ta besoni? Një kilogram qershi sa 5 kilogram mish në Prishtinë (Foto)

A mund ta besoni? Një kilogram qershi sa 5 kilogram mish në Prishtinë (Foto)

Ekonomia April 24, 2019 - 17:08
Lexo Detajet

Lutuni që grave shtatzëna të mos u bie ndërmend të shijojnë qershi në këtë kohë në Kosovë. Asgjë nuk duket çmimi prej 6 eurove për një kilogram speca në Kosovë nëse u duhet të blini qershi.

Gazeta inFokus ka gjetur se në rrjetin e marketeve “Vipros” në kryeqytet, një kilogram qershi kushton hiq më pak se 29.99 euro.

Duket e pa besueshme, por në fotografinë që ka siguruar gazeta shihet ky çmim astronomik.

Për ta vërtetuar këtë, ekipi ka vizituar dhe ka biseduar me zyrtarët e njërit nga këta market, të cilët kanë konfirmuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë gabim por çmimi është vërtetë i tillë.

Arsye për vendosjen e këtij çmimi të lartë, sipas tyre është sezoni në të cilën shitet.

Për shkak të sasive të limituara të qershive të freskëta në këtë kohë, thonë se çmimi prej 30 euro është real.

Duhet të kihet parasysh se një kilogram mish i freskët në treg aktualisht kushton 6 euro. Nëse bëhet një krahasim i thjesht, del se me këto para mund të blihen 5 kilogram mish tul.

Image

Image