Shembet rruga në Prishtinë

Shembet rruga në Prishtinë

Ekonomia April 22, 2019 - 15:57
Lexoni më shumë detaje

Një gropë është hapur në mes asfaltit në rrugën “Adrian Krasniqi” në Prishtinë, konkretisht afër ambasadës së Zvicrës, që gjendet në Lagjen e Muhaxherëve.

Edhe pse kjo nuk është hera e parë që në këtë lagje, ku po bëhen ndërtime të larta ka shembje dheu, hapja e një grope të tillë nuk ka ndodhur më herët.

Gropa është hapur paraditen e së hënës, ndërsa banorët që jetojnë në këtë lagje thanë se kjo ka ndodhur për shkak të qarkullimit të kamionëve të shumtë që po sjellin material ndërtimor. Pavarësisht kësaj, qarkullimi i  veturave dhe kamionëve ka vazhduar, ndërsa banorët janë të shqetësuar në lidhje me këtë që po ndodh.

Image

 

Ditë më parë, po në këtë lagje është shembur dheu afër një punishteje, ku po bëhet një ndërtim i lartë me ç’rast disa familje janë detyruar që të evakuohen.