Bajrami: Ligji po shkelet, rezerva shtetërore është vetëm për ndodhi të paparashikuara

Bajrami: Ligji po shkelet, rezerva shtetërore është vetëm për ndodhi të paparashikuara

Ekonomia April 17, 2019 - 22:59
Lexo Detajet

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka folur për shpenzimin e buxhetit të Kosovës nga ana e qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Bajrami ka thënë në T7 se ekzekutivi po e shkel ligjin me mënyrën e shfrytëzimit të rezervës shtetërore.

“Në fillim të këtij viti, shuma të mëdha janë ndarë, qoftë për përvjetorë, qoftë për gjëra të tjera”, ka kujtuar ajo.

“Rezerva shtetërore si e tillë është për të qenë aty, si zë buxhetor për ndodhi të paparashikuara”, ka theksuar Bajrami.

“Tragjedi natyrore, ndonjë embargo nga ndonjë shtet tjetër, që mund ta kesh, të shtrenjtohet ndonjë mall. Ndonjë kolaps energjetik, apo në tregun e karburanteve”, ka treguar ajo.

“Përvjetori i pavarësisë është ngjarje që parashikohet. 500 vjetori i Skënderbeut është ditur më përpara. Është dashur të jetë zë buxhetor”, ka thënë Bajrami.

“Ligji po shkelet”, ka deklaruar deputetja e LDK’së.

Bajrami ka folur edhe për vendimin e Qeverisë Haradinaj për t’i ofruar ndihmë financiare Francës, pas djegies së katedrales së famshme të Notrë Damës në Paris.

“Si simbolikë nuk mund ta vlerësoj negativisht”, është shprehur ajo